Basha: Të rinjtë shqiptarë të papunë, qeveria i ka braktisur

Në Ditën ndërkombëtare të Rinisë, Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur Twitterin për të përcjellë mesazhin e tij për të rinjtë shqiptarë.

Basha rikonfirmoi mbështetjen e PD-së për rininë, duke premtuar se do të ulë tarifat e universiteteve dhe do të ofrojë stazhe pune me pagesë për studentët, kur të vijë në pushtet.

Gjithashtu, kreu i opozitës nuk ngurroi të akuzojë qeverinë Rama se ka braktisur rininë e vendit, duke mos shpenzuar asnjë lekë për këtë kategori të popullsisë.

“Shqipëria zë vendin e parë në Europë, për papunësinë e rinisë, me rreth 300 mijë të rinj të papunë, ndërsa 133 mijë kanë braktisur shkollën në këto katër vite”, tha ndër të tjera Basha

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU