Në kuadër të turit të takimeve për thirrjen e qytetarëve në protestën e 16 shkurtit që do të zhvillohet në Tiranë, kryetari i opozitës Lulzim Basha, ka shkuar në Vlorë për të bashkëbiseduar me qytetarët e këtij qyteti.
Kreu i PD u njoh nga afër me problemet e tyre, duke u zotuar se PD do u japi zgjidhje çdo halli që ata kanë.
Bashka theksoi se ai nuk bën premtime, por ka plane konkrete për të rritur ekonominë e vendit sapo të bëhet kryeministër.
“Janë plane konkrete, nuk janë premtime. Por tani na duhet ndihma juaj. Kam ardhur t’ju them se ka një rrugë për të dalë. Qeveria ka marrë 2 miliardë euro taksa nga shqiptarët, por nuk i ka kthyer në investime apo politika, por ua ka ndarë 4-5 vetave, oligarkëve. Shqipërinë e kanë marrë peng këta 5 veta me ndihmën e Kryeministrit. Plani ynë është t’ua heqim atyre nga duart e t’ua kthejmë shqiptarëve. Normalitet dhe dinjitet. Por që të shkojmë deri aty, na duhet ndihma juaj, edhe e grave. Të gjithë bashkë më 16 shkurt”,-tha Basha.
E.Xh./