Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka replikuar me Ministrin e Jashtëm Bushati pas fjalës së tij ku ai kërkoi rrëzimin e projekt-rezolutës së PD për qëndrimin e Shqipërisë në OKB për statusin e Jeruzalemit. Basha e ka quajtur Bushatin mashtrues.
“Rrallëherë do keni shansin të shikoni një mashtrues nën petkun e Ministrit të Jashtëm. Mashtrues i pacipë dhe i paaftë, kujdesen qeveritë që njerëzit që përfaqësojë vendin në botë të mos jenë mashtrues kalibri dhe plagjatë të parroketueshëm. Ky tha se unë i paskam thënë Mogherinit bajgë, e pavërtetë, unë thashë që këto që ju i shisni shqiptarëve, duke iu referuar deklaratës së Mogherinit për integrimin, janë bajga, ja ku doli se nuk është vetingu që hap negociatat”-tha Basha.Dëgjo këtu ti i paaft, mos këput broçkulla këtu, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë detyruese. Kjo është rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme dhe jo Këshillit të Sigurimit. Turp! Duhet të kishe ngelur që në vit të parë”, deklaroi Basha./a.m.