Basha-Ramës: Mos e shkel vijën e kuqe, do ketë përplasje civile!

Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje proteste te organizuar nga opozita perpara godines se Kryeministrise, ku kane kerkuar doreheqjen e kryetarit te Kuvendit Ilir Meta, pas akuzave te deputetit Tom Doshi./r/n/r/nLeader of the Albanian opposition Democratic Party and mayor of Tirana Lulzim Basha gestures as he speaks in front of the government building in Tirana on March 12, 2015, during a ruing a rally to demand the resignation of the Parliament speaker. The Albanian opposition requests the resignation of Parliament Speaker Ilir Meta, the junior ally in the government coalition and that of Socialist Prime Minister Edi Rama following accusations from a Socialist MP that Meta had commissioned assassinations. Meta maintains that the charges, which are being investigated by the Prosecution office, are fabricated.

Kryedemokrati Lulzim Basha në bashkëbisedimin me gazetarët i ka dërguar një mesazh të fortë kryeministrit Edi Rama.

Ai e fton të tërheq ligjin për shembjen e teatrit dhe ngritjen e një të riu.

Basha njofton se nëse Rama do kalojë vijën e kuqe, pasojat do të jenë të paparashikueshme.

“Të tërhiqet menjëherë pa bërë gëk mëk. Shansin ia ka dhënë Presidenti me kthimin e ligjit. E përshendes personalisht këtu kreun e shtetit. Të tërheq ligjin Fusha, mos t’i shkojë ndërmend ta sjellë në seancë se do të përballet me pasojat më të paparashikueshme. Do të jetë shpallje e konfrontimit dhe e përplasjes civile”.

Ndërsa e konsideroi ligjin për shembjen e teatrit, si vijën e kuqe, Basha apeloi kryeministrin Rama, të mos e kalojë atë, pasi pasojat do të jenë të paparashikueshme.

‘Miratimi i ligjit në parlament, do të thotë të asgjësosh kushtetutën të grabitësh pronën publike për të pastruar paratë e drogës. Ajo është vija e kuqe, pastaj gjithcka do të jetë në dorë te qytetareve dhe ketu nuk dikton me opozita’ u shpreh Basha.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU