Basha: ‘Rama’ ka vjedhur paratë e rrugëve dhe po i shijon ato me pushime luksoze

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon qeverinë “Rama” se sipas tij ka vjedhur paratë e akorduara për pastrim rrugësh dhe po i shfrytëzon në pushime luksoze. Ai i bëri thirrje prokurorisë që të nisë hetimet për të gjitha kompanitë që merren me mirëmbajtjen e rrugëve.

“Kjo e shtunë vazhdon të ngelet e vështirë për mijëra familje të izoluara nga bora, ndërkohë që qindra mln euro janë vedhur nga qeveria në bashkëpunim me oligarkë dhe me kompani të papërgjegjshme.  Në vend që të bëjnë pastrimin e segmenteve rrugore, kanë vjedhur paratë dhe po i shijojnë ato me pushime luksi.Unë i bëj thirrje prokurorisë që të nisë hetimet se ku kanë shkuar lekët e taksa paguesve shqiptar që kanë përpirë këto kompani, dhe të marrin përgjegjësi. këto para duhet t’i rikthehen taksapaguesve. 

Dua të falënderoj dhjetra aktivist të shoqërisë civile dhe të PD që në këto 72 orët e fundit ia kanë dalë që të çajnë disa prej fshatrave duke i furnizuar me ushqime”, tha Basha./a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU