Lulzim Basha ka publikuar një video në faqen e tij në Facebook, ku akuzon kryeministrin Edi Rama se do të shpenzojë 10 milionë euro më 2017 për luks personal. Basha thotë se në Kryeministri do të ketë restorant, bar personal, salla masazhi e fizioterapie.
“10 mln euro do të harxhojë kryeministri Rama në vitin 2017 për luksin e tij. Këto para do të financojnë luksin dhe argëtimin në godinën e Kryeministrisë. Një restorant personal, një bar personal, një sallë për konjak dhe puro, një sallë masazhi dhe fizioterapie, një sallë kinemaje, një sallë ekspozitash, një sallë basketbolli. Buxheti 2017 për qejfin e kryeministrit, jo për hallet e njerëzve”, thuhet në video.
d.i.