Basha: Qeveria është 2 km më djathtas se ne, kur vjen puna te koncensionet

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar maxhorancën e drejtuar nga të majtët si një qeverisje kleptokratike, që në fakt anon më shumë nga e djathta sesa nga e majta. Basha ka ironizuar qeverinë dhe me të Kryeministrin Rama duke thënë se PD është e befasuar, pasi të majtët janë dy kilometra më djathtas sesa PD, kur vjen puna tek besimi i madh që maxhoranca po i jep biznesit privat me koncensionet e saj. Por sipas lideri të opozitës, ci li foli në Forumin për Liri Ekonomike, besimi nuk po i jepet sektorit privat, por një grushti njerëzish lidhur ngushtë me Kryeministrin.

“Ndonëse ka dy parti që emërtohen dhe vetëemërtohen socialiste, po në këto dy vite e gjysëm nuk ka reflektuar asgjë socialiste. Një shtet kleptokrat të inkriminuar dhe me tendenca të forta të totalitarizmit. Taksa të ulëta apo të larta, investime në sektorin social për të rritur barazinë, apo përpjekje për të shtuar lirinë e ndërmarrjes me qëllim krijimin e më shumë vendeve të punës dhe mirëqënies përmes një formule që funksionoi për 25 vite. Nuk kemi pasur kohë për këtë debat…PS dhe LSI na kanë befasuar ne PD, partinë e lirisë ekonomike,  2 km djathtas nesh ne besimin e madh që kanë te sektori privat për të administruar fusha të jetës. por ndryshimi ka marrë formë perverse”- tha Basha.

Sipas Bashës, PS e LSI, “ka kaq pak besim te idealet e veta socialiste sa po i beson gjithçka sektorit privat, jo të gjithit në fakt, por një grupi njerëzish të lidhur ngushtë me pushtetin dhe ca kompani të panjohura andej”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU