Kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur ditën sot me një shënim nga takimi i djshëm elektoral i Shijakut.
“Dje mbasdite me qytetarët e Shijakut. Plani im për uljen e TVSH-së do të lërë më shumë të ardhura në xhepat e tyre, ndërsa ulja e taksave për biznesin do të shtojë vendet e punës. Programi im për 10 mijë stazhe një vjeçare pune të paguara për të sapodiplomuarit, i njejtë me programin e Presidentit Trump, do t’u japë mundësi të rinjve të integrohen në tregun e punës. Fitore”- shkruan Basha.
ma.me