Basha pas takimit me krerët e PD në rrethe: Revolta popullore për drejtësi

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me krerët e PD në rrethe, takim i zhvilluar pasi Basha priti ambasadorin amerikan Donald Lu, ku fokusi ishte protesta e para dy ditëve që degjeneroi në akte dhune.
Kreu i PD diskutoi me drejtuesit lokal të partisë strategjinë e opozitës për organizimin e protestave të reja.
“Do t’i prijmë revoltës popullore për drejtësi të vërtetë, jo drejtësi fasadë shqiptarët duhet të jetë të bashkuar për të ndalur kryeministrin kryeprokuror dhe për këtë protesta vendos,” tha Basha.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU