Basha: Padia e gabuar te Krimet e Rënda, Balla: Lulzim, ka prova të reja

Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli moskompetencë lidhur me padinë e kreut të grupit të PS Taulant Balla për kryetarin e PD-së Lulzim Basha pas deklaratave të tij lidhur me çështjen e sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në makinat “Toyota”.

Pas vendimit të gjykatës, PD ka shpërndarë dokumentin e kërkesës paraprake të Bashës e cila është pranuar ndëkrohë jepen edhe argumentat pse çështja do të ndiqet nga Gjykata e Tiranës.

PD argumenton se padia në gjykatën e gabuar nga Balla ka disa arsye:

1-zvarritjen e çështjes

2-krijimin e rrethanave të rreme për të ndikuar hetimin penal ndaj çështjes ku akuzohet si i përfshirë

3-mashtrimin e opinionit publik“.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të PD-së Lulzim Basha për shpalljen e moskompetencës nga ana e Krimeve të Rënda për padinë që bëri socialisti ndaj tij.

Permes nje reagimi, Balla e quan Bashën një esadist tipik, që nuk bën dot një përballje dhe as nuk e çon deri në fund një betejë.

REAGIM I BALLËS

Edhe një herë e përshëndes vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë për vijimin e gjykimit në ngarkim të të akuzuarit për shpifje të rënda Lulzim Xhelal Basha. Sot Gjykata vendosi vijimin e gjykimit në godinën tjetër 10 metra më larg, atë të Gjykatës së Tiranës. Është për të ardhur keq që i akuzuari për shpifje përmes një deklaratë të partisë së tij akuzon Gjykatën për shpejtësinë e ndjekur në gjykim.

Është shumë e rëndësishme të lexohet nga të gjithë dokumenti mbrojtës i të akuzuarit Lulzim Basha, në të cilin ai tashmë është tërhequr nga shpifjet dhe nga fyerjet, por synon të mbrohet me procedura. Nëse do të kishte qoftë edhe një provë të vetme për shpifjet duhet t’i përmendte në dokumentin e paraqitur. Si gjithmonë lulushi, një esadist tipik, as nuk bën dot një përballje dhe as nuk e çon deri në fund një betejë.

Sot u fsheh. Si gjithmonë.

Shumë shpejt vjen edhe data tjetër e përballjes në Gjykatën e Tiranës. Procesin e filluam në Gjykatën e Krimeve të Rënda për të ndjekur hapat juridikë në këtë proces, ku garantoj opinion publik që do të dal fitues ndaj gojë-përdalit Lulzim Basha.

Sqaroj gjithashtu se ndërmjet meje dhe Lulzim Bashës, ky është person i akuzuar me prova dhe me kallëzim për çështjen në fjalë. Ke një kallëzim në Prokurori Lulzim, nesër i shtohen edhe elementë të tjerë që fajësojnë penalisht. Mos u fshih Lulzim! Bëje dhe ti një betejë në jetë! Mos prit të të falë gjithmonë Saliu karrige dhe mbrojtje politike.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU