Basha nxjerr videon: Pesë gjëra që duhet të dini për vettingun në politikë

Pasi propozimin e ktheu në nismë ligjore, opozita tashmë kërkon nga mazhoranca të votojë pro vettingut në politikë.

Por, nga ana tjetër, opozita refuzon të ulet në tryezë me përfaqësuesit e mazhorancës, duke këmbëngulur që ajo të votojë draftin siç e ka propozuar pakica politike.

Nga ana tjetër kryeministri Rama shprehet i gatshëm për vettingun, ku sipas tij të përfshihen edhe familjarët e politikanëve.

Sot, kreu i PD Lulzim Basha ka publikuar një video me pesë gjëra sipas tij që duhet të dinë qytetarët për vettingun.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU