“Basha nuk kërkon Vetting, por amnisti për vete dhe njerëzit e tij”

Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe shprehet se Lulzim Basha nuk kërkon Veting, por amnistri për vete dhe njerëzit e tij.

Në përgjigje të liderit të PD-së, Braçe shprehet se “Lulzim Basha një gënjeshtar patologjik, ja Kushtetuta dhe ligji i “Vetting-ut” që provojnë genjeshtrën e tij! Nuk kërkon veting, kërkon amnisti për vete dhe  personat e lidhur me të. Po si ka mundësi që ky të sheh në sy e të gënjen pa pikën e drojes? As skuqet e as i lëviz qoftë edhe një muskul, thjesht të sheh në sy dhe të gënjen!”

Duke iu referuar qëndrimit të kryetarit të PD-së Lulzim Basha në lidhje me nismën e opozitës për veting të politikanëve, Braçe shton se “doli sot të prezantonte nismën e tij “kushtetuese” për “veting” ndaj politikanëve. Për t’u bërë i besueshëm tha se është i njëjtë – është e njëjta gjuhë – tha posaçërisht, me nenet e Kushtetutës dhe ligjin e “Vettingut”.

Tamam gënjeshtar, shton Braçe duke vijuar se “njeri që nuk ke respekt as për ata që ke thirrur të të dëgjojnë e i kë përballë, sy më sy, as për ata miliona të tjerë që përmes këtyre mediave të shtrënguar të shpërndajnë gënjeshtrat e tua, janë të detyruar të të dëgjojnë para një ekrani”.

“Nuk ka asnjë ngjashmëri mes nismës “Basha” për “vettingun” e politikanëve dhe neneve në Kushtetute dhe ligjit për “Vetting-un”, të cilët janë tani në veprim për gjyqtarë e prokurorë në sistem. Në të dy aspektet; qoftë në aspektin e lidhjeve me krimin ose jo – në ligjet në fuqi, flitet për “Kontakte të papërshtatshme”, ashtu dhe në aspektin e pasurisë së ligjshme ose jo ligjet në fuqi flitet për pasurinë e “subjektit” dhe “personave të lidhur me të”, saktëson në mënyrë të qartë se cila pasuri duhet të deklarohet brenda dhe jashtë vendit, si duhet të justifikohet dhe dokumentohet etj.”, shprehet ai.

Po ashtu Braçe pohon se “së dyti, nisma “Basha” për “vetting-un” e politikanëve, nuk thotë se cili do të jetë institucioni që do e kryejë këtë veting. Është e provuar tërësisht ajo që shkruajta dje, ky i hetuar, por i pagjykuar për një akuzë kushtetuese, i pa hetuar fare për vrasjen e 4 shqiptarëve të pafajshëm në mes të bulevardit, kërkon të tejkalojë institucionet e Drejtësisë së Re. Kërkon të amnistojë veten përfundimisht nga krimet ku është përfshirë”. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU