Basha në mbledhjen e grupit: Mazhoranca prishi konsensusin për reformën, betejë në Parlament

Partia Demokratike mblodhi në mesditë grupin e saj parlamentar. Mes të tjerash, kreu i PD Lulzim Basha ka thënë se mazhoranca e ka prishur konsensusin për Reformën në Drejtësi.

Sipas tij, largimi i opozitës nga Kuvendi nuk është i drejtë sepse duhet përballje. Kjo vjen një ditë para seancës parlamentare ditën e enjte.

Për debatin në Kuvend, mësohet të ketë thënë Basha, duhet një grup një qëndrim, jo të flasë vetëm Flamur Noka dhe Alban Zeneli.

Basha mësohet se ka theksuar edhe nevojën për finalizimin e punës për komisionin hetimor për emërimet në administratë raporton Panorama.

“Duhet të mbyllet puna e komisioneve hetimore në Kuvend”, ka thënë lideri i demokratëve./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU