Basha në Holandë, Braçe: Revolucioni në pauzë

Që prej Krishtlindjeve në ekranet shqiptare nuk është shfaqur kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Edhe automjeti i tij gjendet prej disa ditësh i parkuar. Në fakt, është bërë e zakonshme që kreu demokrat festat t’i kalojë në Hollandë ku ka edhe familjen e tij. Kjo ka rënë në sy edhe të deputetëve të opozitës të cilët kanë ironizuar deklaratat e tij para se të largohej jashtë vendit.

Përmes një postimi në facebook, Braçe ironizon duke deklaruar se Lulzim Basha ka lënë në mes aksionin e opozitës.

“Është zhdukur, nuk ka asnjë shenjë prej tij, nuk është! Makina në lagje i ngjan atyre të braktisurave prej ditësh, aq sa u tundova t’i shkruaja mu mbi të:

Laje o Lulzim! Prej 25 Dhjetorit kur me dy gishta i kthente kurrizin katedrales në Korçë, nuk është më, është fikur. Në fakt ka ikur! Nuk është këtu! E la revolucionin në mes dhe iku të ndjekë rehatinë e tij jashtë këtij vendi.Dhe nuk ka ardhur akoma”, shkruan Braçe

Më tej, deputeti socialist shkruan se “njeriu që e mbylli vitin duke folur për të pamundurit, të varfrit, të mjerët, të zakonshmit nuk është fare si ta, madje as që i ndjen ata”.

“Iku të bëjë jetën e tij ndryshe nga ata.Madje ndryshe edhe nga një pjesë e atyre që punojnë ndershmërisht këtu e që kanë ndërtuar një jetë të mirë këtu. Në fakt si përherë! Ai nuk jeton dot këtu, as gëzon dot këtu! Ai do thjesht pushtetin këtu!”, përfundon Braçe

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU