Basha mbledh grupin pas audio-përgjimit: Do bëhen publike fakte të reja

Partia Demokratike ka mbledhur Grupin Parlamentar pas publikimit të përgjimit audio ku sipas saj vëllai i ministrit Fatmi Xhafaj bisedon për pazare droge me një trafikant.

Në këtë mbledhur selia blu ka diksutuar rreth aksionit opozitar. Mësohet se kreu i PD Lulzim Basha ka deklaruar para deputetëve se do publikohen fakte të reja.

“Do të bëhen publike fakte të tjera shumë të rënda, për të cilat presim reagim. Vendimet e mëdha të opozitës do të merren hap pas hapi,” është shprehur ai.

Nga ana tjetër, PD do të vijojë të jetë pjesë e mbledhjeve të komisooneve parlamentare.

“Do të jemi në komisione për të denoncuar fakte të rënda të qeverisë. Të shkojmë për të treguar se s’do ketë normalitet,” është thënë gjatë diskutimeve./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU