Gjatë diskutimeve dhe kundërshtive për Kushtetutën e re, Partia Demokratike nuk ka ngritur asnjë pretendim për mënyrën e zgjedhjes së Presidentit të ri. Aktorë të politikës dhe të shoqërisë civile e kërkon një gjë të tillë, por propozimi nuk gjeti mbështetje nga partitë kryesore, përfshirë edhe PD. Për rrjedhojë, ndryshimet kushtetuese nuk prekën pjesën e katër të Kushtetutës së Shqipërisë, për Presidentin e Republikës.
“Kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. Një deputet nuk lejohet të propozojë në të njëjtën kohë më shumë se një kandidat. Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi. Për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime”, parashikon neni 87 i Kushtetutës. Po ashtu, përmbajtja e Kushtetutës aktuale është shpallur si një fitore historike edhe nga vetë kryetari i opozitës, Lulzim Basha.