Kuvendi ka nisur sërish me debate, ndërsa kryeministri Rama nuk ndodhet në seancë.
Kryetari i opozitës Lulzim Basha kërkoi pezullimin e seancës nëse kryeministri nuk paraqitet në sallë. Lideri i PD tha se Rama po i bën bisht debatit, pasi është përgjegjësi për shtyrjen e negociatave
“Është marrë një vendim për shtyrjen e vendimmarrjes për negociatat dhe pengesa kryesore për këtë duhet të jetë këtu, Edi Rama.Në qoftë se zotëria po fshihet apo nuk e mbajnë leqet të vijë këtu, ndërprite seancën. Nuk mundet ai t’i bëjë bisht këtij debati”, tha Basha
Bashës i është përgjigjur kreu i grupit të PS. Balla tha se kryeministri është në një bisedë telefonike me homologun belg
“Je shumë i dobët, më i dobëti që mund të kishim përballë në çdo beteje. Gjynah që PD të ka kryetar dhe Shqipëria kryetar opozite. Në këtë momente kryeministri është në një bisedë telefonike me kryeministrin e Belgjikës. Nisni debatin me ministrin e Jashtëm dhe kryeministri do të vijë.”, tha Balla
Ndërkohë PD kërkoi ndërprerjen e seancës për të mbledhur grupin
“PD kërkon ndërprerjen e seancës sepse do mbledhim grupin parlamentar”, deklaroi Spaho
Pas kërkesës së PD , Ruçi ndërpreu seancën për 15 minuta
Javanews.al/a.ç