Basha deformon seancën, flet para Talat Xhaferit për krim, vjedhje dhe tendera

Teksa kreu i Kuvendit të MAqedonisë së Veriut priste përshëndetjen e opozitës për anëtarësimin në NATO, fjalimi i Lulzim Bashës ka marrë tjetër rrjedhë.

Në prezencë të Talat Xhaferit, kreu i PD ka sulmuar qeverinë duke u bërë njëkohësisht thirrje qytetarëve t’i bashkohen në protestë.

Basha tha se qytetarët shqitparë nuk mund të festojnë, pasi sipas tij qeveria ka ardhur nga krimi dhe se sot sipas tij jemi në një mort të rënies së shtetit në Shqipëri.

Aksidenti tragjik ka mbushur me dhimbje popullin shqiptar dhe të Maqedonisë së Veriut dhe dua që në këto orë dhimbje t’u drejtoj ngushëllimet tona më të ndjera. Zoti u lehtësoftë dhimbjet. Maqedonia e Veriut në NATO është një moment i veçantë. Konfirmoj vizionin e palëkundur të PD në mbështetjen ndaj Maqedonisë së Veriut.

Për PD çështja kombëtare është ylli polar. Procesi i Maqedonisë së Veriut në NATO erdhi pas një përballje të fortë midis faktorëve që nuk duan Ballkanin në NATO por edhe faktorëve që me lidhjet me krimin ishin bërë pengesë. Të gjithë i mbajnë mend skenat në Kuvendin e Maqedonisë. Kush jemi ne të zgjatemi më shumë me hallet e Maqedonisë. Ky është morti i dytë me të cilin përballeni zoti Xhaferi.

Këta njerëz kanë ardhur në pushtet si shprehje e një grushti kriminelësh. Kjo është arsyeja se pse nuk mund të festojmë me ju. Shqipëria nuk do ta marrë hapjen e negociatave në qershor. Mort i rënies së shtetit në Shqipëri. Sot kemi një problem të gjithë problemeve. Të shtunën do jetë protesta më e madhe.”- tha Basha.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU