Basha citon prokurorin e vrarë nga mafia: Ja pse duhen vettingu në politikë!

TIRANE-Kryetari i PD Lulzim Basha postoi në Facebook një citim të gjyqtarit të vrarë nga Mafia, Paolo Borsellino për të shpjeguar  arsyen përse vettingu për ndarjen e politikës nga krimi është jetik.

“Ekziston një keqkuptim bazë sipas të cilit politikani që shoqërohet me mafiozë, nëse nuk dënohet nga gjykata, është i ndershëm! JO! Gjykata mund të bëjë vetëm vlerësime të natyrës gjyqësore. Është detyrë e institucioneve që TË FLAKIN politikanët e afërt me Mafian, për të qenë të ndershme dhe për t’u shfaqur si të tilla” – citon Basha prokurorin italian, që provoi me jetën e tij se nuk mjafton drejtësia për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin dhe mafian, por duhet pastrimi nga brenda.

Në projektin e PD, vettigu për fazën e dytë të dekriminalizimit prek deputetët, Kryeministrin, ministrat, kryebashkiakët dhe drejtuesit e institucioneve kushtetuese dhe ligjore. Duke patur të njëjtin proces verifikimi për pastërtië e figurës si gjyqtarët dhe prokurorët, politikanët ndëshkohen njësoj. Mandati tyre ndërpritet dhe ata largohen nga politika.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU