Basha: 13 të rinjtë edhe pse u dhunuan nga policia dalin prej qelisë më të vendosur se kurrë

Pas lirimit të 13 protestuesëve të PD-së nga ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ka reaguar kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili duke falenderuar djemtë, ka shtuar se pas dhunës brutale ndaj tyre, ata kanë dalë më të fortë, dhe të bindur për të vijuar betejën kundër Tiranisë.

“13 burra e te rinj demokrate qe u ngriten per te mbrojtur parkun e ligjin, qe u dhunuan brutalisht dhe u rrembyen me police me maska, e u mbajten 3 dite ne arrest te paligjshem, dolen te lire, me te vendosur e me me shume energji per ti sherbyer kesaj kauze te qytetit, te vendit dhe demokracise. Ne syte e ne zerin e ketyre burrave ka vetem vendosmeri dhe entuziazem per te vazhduar me force betejen me tiranine.”- shkruan Basha.

Për 13 personat në fjalë, përfshirë edhe ish deputetin Ndriçim Babasi, gjykata vendosi masën “detyrim paraqitje”. Ata u arrestuar nga policia ditën e hënë, pas protestës së opozitës kundër ndërtimit të parkut të lojërave tek Liqeni.12472468_1113148338736346_5557051867446177696_n

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU