Kryetari i PD, Lulzim Basha i është rikthyer sërish koncesioneve, duke paralajmëruar anulimin e tyre që ai i quan korruptive.
Sipas Bashës, Rama u ka dhënë 10 oligarkëve 2.2 miliardë euro nga buxheti i shtetit.
“2.2 miliardë euro shkojnë për oligarkët. Janë 10 oligarkë që i marrin këto para nga buxheti i shtetit. Koncesionet korruptive do të anulohen. Tenderat pa garë nga kompani ofshore. Miliardat e oligarkëve do ua kthejmë vogëlushëve, pensionistëve, arsimtarëvë, bujqësisë.”, deklaroi kreu i PD, shkruan javanews
Kreu i PD ripërsëriti se opozita nuk do të kthehet parlament, ndërsa sulmoi kryeministrin, i cili sipas tij nuk foli për hallet e protestuesve, por u tall me ta.
“Refuzoj ta zbres nivelin e debatit publik në nivel halabaku siç bën Edi Rama. Rama sot u tall, nuk foli për hallet e njerëzve”, deklaroi Basha
Javanews/a.ç