Barack Obama e do portretin të gdhendur në Rashemore

Presidenti amerikan Barack Obama me shumë dëshirë do ta shihte portretin e vet të gdhendur në shkëmbin Rashemore, në Dakotën Jugore , SHBA. Megjithatë, lideri aktual i SHBA-së, është i vetëdijshëm se bëhet fjalë për “hapësirën ekskluzive” në të cilën vendet janë plotësuar prej dekadash, transmeton Koha.net.

Ndërmjet viteve 1927 dhe 1941, skulptori amerikan Gutzon Borglum kishte ndërtuar përmendoren e cila simbolikisht paraqet 150 vjetët e parë të historisë së SHBA-së.

Memoriali është gdhendur në shkëmb dhe në të gjenden figurat e katër ish – kryetarëve amerikanë: George Washington, Thomas Jefferson, Theodore Roosevelt dhe Abraham Lincoln.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU