Bankat kosovare arrijnë fitime 94.7 milionë euro në 2015

Bankat Komerciale e kanë mbyllur vitin 2015 me një fitim neto prej 94.7 milionë euro, shkruan “Koha Ditore”. Ky është niveli më i lartë i profitit që kanë arritur bankat komerciale brenda një viti. Në të dhënat e publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës thuhet se niveli i të hyrave të bankave komerciale në 2015-n kanë qenë 238 milionë euro. Të hyrat nga Interesi kanë qenë në nivel prej 186 milionë eurove, kurse të hyrat nga shërbimet e tjera kanë qenë 52 milionë euro.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU