Banka Botërore: Në Shqipëri është rritur niveli i varfërisë

    Sipas Bankës Botërore numri i personave që jetojnë në varfëri ekstreme në Shqipëri u rrit me tre herë brenda periudhës 2008-2012 për shkak të krizës ekonomike që preku Shqipërinë, por edhe gjithë botën.

    Sipas Bankës, Shqipëria mbetet vendi më i kërcënuar nga skamja ekstreme ndër ekonomitë e ngjashme në rajon.

    Ne Shqipëri mbi 32.1 përqind e popullsisë jeton me më pak se 5 dollarë në ditë.

    Në vendet e tjera fqinje, popullsia që jeton me më pak se 5 dollarë në ditë varion nga 2 përqind në Bosnje deri në 23.86 përqind në Maqedoni.

    Banka klasifikon si  individë në varfëri ekstreme ata që jetojnë me më pak se 1.9 dollarë në ditë.

    S'KA KOMENTE

    PËRGJIGJU