Bamir Topi: FRD do të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit

Kryetari i FRD-së, Bamir Topi, bëri të ditur sot se forca politike që ai drejton do të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit. Sipas tij, FRD nuk luan me afate të tjera zgjedhore, të cilat janë të përcaktuara në Kushtetutë. Ish presidenti me këtë rast nënvizoi se Reforma në Drejtësi është bllokuar nëpërmjet gjetjes së alibive.

“Politika jonë është futur në labirinte ku futen minjtë. Reforma në Drejtësi është bllokuar, duke gjetur alibi. Kërkojmë me forcë reformimin e Kodit Zgjedhor. FRD do të jetë pjesëmarrëse në zgjedhjet e 18 qershorit. Ne nuk luajmë me afate të tjera. Kam respekt për kauzën e opozitës. Zëri ynë në vesh të shurdhër”, u shpreh Topi. /javanews

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU