Balla për propozimet e Blushit: E habitshme sesi njeriu që shkel statutin kërkon ndryshime

Publikimi i 8 propozimeve për ndryshime statutore që ka shpalosur deputeti socialist Ben Blushi, ka sjellë dhe reagimin e nënkryetarit të grupit parlamentar të selisë rozë, deputetit Taulant Balla. Socialisti i ka konsideruar këto propozime si të habitshme, në kushtet ku sipas tij ndryshimet që kërkon Blushi faktikisht janë të pranishme në statutin aktual të PS-së. Taulant Balla e ka cilësuar këtë propozim të kolegut të tij si një orvatje e socialistit “rebel” për tju bashkëangjitur korit të Berishës.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

I pashe “propozimet” qe kolegu yne Ben Blushi tha se jane propozimet e tij per ndryshime ne Statutin e Partise. Nuk po merrem me formen dhe permbajtjen e tyre sot. Por, nuk mund ta fsheh qe jam i habitur, po jo edhe aq shume, qe Ben Blushi nuk e paska lexuar deri me sot statutin aktual te partise sone. Trecereku i atyre qe shoku Blushi kerkon ne gjoja platformen e tij per reformim te PS, jane ne statutin aktual te partise. Kjo duhet te jete edhe arsyeja qe Blushi e ka shkelur statutin me shume se cdo deputet qe une njoh, sepse eshte i vetmi deputet qe ka braktisur fushaten e zgjedhjeve dhe ka dale hapur kunder kandidateve te Partise Socialiste. Po ashtu eshte i vetmi deputet qe s’ka mbajtur asnje lidhje me socialistet e zones ku ka dale deputet dhe i vetmi deputet qe ngre zerin ne parlament vetem per t’u bashkuar me korin e Saliut kunder qeverise. Ben Blushi thote se di ta beje me mire punen se te gjithe ne dhe duhet te jete kryetari yne, por deri tani ka treguar vetem se di ta demtoje punen tone me shume nga te gjjthe ne! Zor se PS ka nevoje per modelin qe na ofron Ben Blushi. Megjithate ne PS ka vend per te gjithe dhe ka forume qe vendosin per te gjitha.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU