Balla-Metës: Qesharak! Nuk e bllokon dot, as qeverinë dhe as reformën në drejtësi!

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar sërish kundrejt Presidentit Meta, pas përplasjes së krijuar për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër të Jashtëm

Në një reagim në facebook, Balla shkruan se Kryemadhi i ka futur kokën në çizme Presidentit.

Balla shkruan se e gjithë bota e di që Meta është kundër reformës në drejtësi, por sipas kreut të grupit të PS, presidenti nuk ka shans ta bllokojë reformën dhe as punën e qeverisë.

Balla fton presidentin që të ruajë qetësinë, pasi fakti që është votuar nga PS, nuk e bën të ndjehet mirë.

“Zoti President, ne s’ju pengojme dot te jeni Iliri qesharak qe kemi njohur me shume se sa njehere kur Monika i’a fut koken ne çizmen e saj! Por keto bumjet tuaja qe po e bejne edhe Bujar Nishanin te duket si Xhefersoni, nuk impresionojne dot me askend.

Ne s’jemi as PD, as LSI dhe s’kemi ndermend te humbasim kohe me konflikte te kota me ju. Sepse ju s’keni asnje shans dhe s’do keni asnje mundesi te pengoni as punen tone dhe as Reformen ne Drejtesi, qe e di Shqiperia dhe bota se sa shume e deshironi te realizohet.

Por meqe ju kemi dhene voten si President, ju ftojme te ruani qetesine sa te mundeni sepse duke u bere ju qesharak, sigurisht edhe ne nuk ndjehemi mire”, shkruan Balla

Debati Presidencë-Qeveri nisi dy ditë më parë kur Meta ktheu dekretin për Gent Cakajn duke e konsideruar atë të papërshtatshëm për shkak të qëndrimeve të tij lidhur me çështjen e kufijve të Kosovës, mungesën e përvojës si dhe shkeljen që ka konsumuar pasi prej 7 muajsh ka mbajtur detyrën e zv/ministrit pa qenë i pajisur më parë me certifikatë sigurie.

Javanews/a.cupaj

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU