Balla ironi me Bashën e Kryemadhin: E di hallin që keni, por s’mund të hetoni vetveten!

Kreu i grupit Parlamentar të PS Taulant Balla e ka cilësuar si qesharak propozimin e kreut të PD Lulzim Bash për vetingun në politikë. 

Duke folur nga Kuvendi Balla i tha Bashës se sipas propozimit të tij politika do të hetojë vetveten dhe kjo është e pamundur. 

Gjithashtu Balla tha se hetimin e politikanëve të Korruptuar do ta bëjë reforma në drejtësi e cila në dy vitet e parë nga fillimit të punës do të asistohet nga ndërkombëtarët. 

Balla ka ironizuar Bashën dhe Kryemadhin. AI tha se e dinte shumë mirë frikën e tyre, por se roli ndërkombëtarëve edhe në këtë proces është i pashmangshëm.

“Nisma jote (Bashes) do të thotë që politika të hetojë vetveten, ndërsa sipas SPAK vetingun nuk e bëjnë dot ca kukulla të politikës, por ndërkombëtarët. Vettingu i politikanëve nuk bëhet nga vetë politikanët. Juve s’ka nevojë t’ju kesh përballë për të kuptuar hallin tuaj. E di hallin që keni, nuk duam tha njëri prej jush që vetingun ta bëjnë ndërkombëtarët, se na janë bërë si guvernatorë tha një tjetër. Jo, as ekspertët e SHBA dhe as ambasadori i BE nuk janë guvernatorë, por miq shumë të mirë të Shqipërisë. Ne me atë që kemi votuar ju kemi dhënë atyre të drejtën edhe për të na hetuar.

SPAK-u dhe BKH apo FBI e re shqiptare do të asistohet në dy vitet e para do të asistohet nga ndërkombëtarët dhe do të hetojë politikanët e korruptuar Lulzim. Hetimin tim, tëndin, të Metës, Ramës e kujtdo tjetër mund ta bëjë vetëm SPAK e BKH

Basha përbetoj mbi bustin e Azem Hajdarit përbetohej se do ta pastronte politikën nga lidhja me krimin, horron se mbi të rëndojnë akuza më të rënda. 

Propozimi ut për vetin në politikë nuk heton pasuritë e politikanëve, apo ata politikanë të korruptuar, tërhiqe atë propozim qesharak”, deklaroi Balla

Në përfundim të fjalës së tij Balla i kërkoi kryedemokratit të tërhiqet nga kjo nismë ndërsa duke i kujtuar një shprehje të Jozefina Topallit, për të cilën tha se është rasti i vetëm ku bie dakord.

“Tërhiqe mbrapsht shpifjen e radhës Lulzim. Një herë i kam dhënë të drejtë Jozefina Topallit, kur tha se ty edhe të të pyesësh sa është ora ti edhe këtu gënjen

Lulzim BAsha deklaroi sot se vettingu i politikaneve nuk pengon hetimin e familjareve.

Basha thotë se verifikimin e pasurive të familjarëve të tyre, mund ta bëjë Prokuroria.

“SPAK dhe Byroja e Hetimit e kanë juridiksionin e tyre dhe Prokuroria mund të hetojë familjarët, ndaj pretendimi se opozita kërkon të pengojë hetimin e familjarëve është gjëja më e trashë”, tha ai.

Por Basha bie me këmbët e veta me këtë argument.

Kjo, pasi Prokuroria mund të hetojë edhe lidhjet e politikanëve me krimin.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU