Balla i shkruan Spahos: Cila është idea e Lulit për vettingun e politikanëve?

Kreu grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se i ka dërguar një mesazh deputetit të PD-së Edmond Spaho lidhur me propozimin për Vetting në rradhët e politikanëve.

Mesazhi ka të bëjë me reagimin e kryeministrit Edi Rama pas propozimit të PD-së, reagim që nga Spaho u lexua si kundërshti ndaj kësaj ideje.

“U habita e desha të pyes njëherë se mos është lajm i rremë, se Rama e tha qartë që jemi shumë dakord”, i shkruan ndër të tjera Balla-Spahos.

Reagimi i plotë i Ballës:

Sapo i kam dërguar një mesazh mikut dhe kolegut tim, Edmond Spaho, pasi lexova një prononcim të tij ku thoshte se:

“Refuzimi i Edi Ramës për Vettingun me ligj të politikanëve provoi se Rama është peng i krimit. Kryeministri i krimit po përdor drejtësinë e tij dhe mediat e tij për të mashtruar shqiptarët.

Edi Rama e refuzon Vettingun me ligj të politikanëve, sepse vetë ka lidhje me kokat kryesore të krimit të organizuar”.

I dashur Mondi, lexova reagimin tënd ku akuzoje Ramën se ka refuzuar këtë të Vettingut!

U habita e desha të pyes njëherë se mos është lajm i rremë, se Rama e tha qartë që jemi shumë dakord.

Madje ai më ngarkoi mua të komunikoj nesër me ty për të mësuar më shumë mbi idenë që keni për këtë nismën e Vettingut të politikanëve.

Sepse nga teksti nuk kuptohej asgjë konkrete si e ka idenë Luli, madje më shumë dukej si tekst kundër Reformës në Drejtësi, se sa për thellimin e Vettingut.

Ne nga ana jonë jemi gati dhe jam në dispozicion. Taulanti

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU