Balla i përgjigjet Ndrenikës: Sot që nuk kishin ‘babale’, ju përdorën ‘mish për top’

Kreu i grupit parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar në sqarim të aktorit dhe artistit të madh, Robert Ndrenika, pasi ky i fundit në një seancë dëgjimore në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik të Kuvendit, shprehu pakënaqësinë për mungesën e deputetëve socialistë.

Balla e cilëson seancën në komision, në reagimin e tij, si “një mbledhje private të kryetares së Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, të thirrur në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit”.

“Asnjë deputet i grupit Parlamentar Socialist nuk bojkoton Kuvendin apo komisionet. Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik e kishte përcaktuar mbledhjen e radhës më datë 18 Qershor me vendim të Komisionit. Por për nevoja të skenaristit të Shqup-it, që sot nuk kishin ndonjë lajm me babale, u munduan t’ju përdorin përsëri ju mish për top në teatrin e tyre të radhës”, shkruan Balla në reagimin e tij.

“Më beso i dashur Robert, nëse Ti beson se Albana Vokshi apo Lulzim Basha e kanë megjithë shpirt “luftën” për Teatrin, është njëlloj sikur të besosh që Lulzimi është Robert DeNiro dhe Albana është Julia Roberts”, përfundon Balla. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU