Lideri i boshnjakëve Baliç: Skandaloz shfajësimi i Millosheviqit nga Haga

Gjykata ndërkombëtare për krime për ish-Jugosllavinë në Hagë ka vendosur që ish-presidenti tashmë i vdekur i Serbisë, Slobodan Millosheviç, nuk ishte përgjegjës për krimet që u kryen gjatë viteve 1992-95 në luftën e Bosnjës, shkruajnë mediet ndërkombëtare.

Në një vendim të papritur, trupi gjykues që dënoi Radovan Karagjiçin për krime lufte me 40 vjet burgim, në mënyrë unanime ka ardhur në përfundim se Sllobodan Millosheviçi nuk ishte pjesë e “grupit kriminal” që vrau myslimanët dhe kroatët në Bosnje.

Sipas trupit gjykues, nuk ka prova të mjaftueshme që tregojnë se Slobodan Millosheviçi ishte pajtuar me planin e Karagjiçit për të spastruar Bosnjën nga myslimanët dhe kroatët.

Mirëpo, për ish-liderin e boshnjakëve të Kosovës dhe aktivistin Numan Baliç, ky është një skandal dhe fyerje për popullin boshnjak dhe për shqiptarët e Kosovës.

“Në të vërtetë është vendim skandaloz dhe lajm shumë i keq për boshnjakët e Bosnjës, por edhe për të gjithë që kanë përjetuar represionet dhe krimet e Millosheviqit, mes tyre edhe Kosova”, tha ai për “Zërin”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU