Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk ka preferuar të bëjë komente të tjera rreth çështjes Babale, duke pritur kështu të flasë drejtësia. Në një deklarate për mediat, pasi vizitoi ambientet e Task Forcës Speciale bashkë me zv.Presidentin e Policisë Kriminale Gjermane, Xhafaj u shpreh se po pret vendimin e prokurorisë dhe gjykatës për këtë çështje, ndersa shtoi se opozita po sulmon policinë me llumin e këtij vendi
Gazetari: Çështja Babale, Fredi Alizoti ka implikuar Veliun?
“Nuk preferoj të bëj komentë për Babalen. Kjo çështje i takon drejtësisë. Kam kulturën e nevojmë politike, instituiconale dhe ligjore të respektoj prokurorinë. Kjo çështje është në hetim të plotë. U takon atyre dhe gjykatës të japin verdiktin e tyre. Unë jam ministër dhe dua tu shërbej qytetarëve. Jam i fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar. Për këtë kam zgjedhur instrumentet e nevojshme dhe partnerët e duhur. Pala tjetër ka zgjedhur një rrugë tjetër që ti dalë në krah krimit dhe të sulmojë policinë. Këto janë instrumenta dhe partnerë të gabuar. Janë llumi i këtij vendi”, deklaroi Xhafaj
Zyrtari i lartë gjerman deklaroi se bashkëpunimi me Shqipërinë është i shkëlqyer.
“Kemi një bashkëpunim shumë të mirë me Shqipërinë. Përmes projektit të Taks Forcës Speciale bashkëpunimi po forcohet akoma më shumë. Biseduam me ministrin për të bërë përpjekje për të luftuar autorët e krimit për ti cuar para gjyqit dhe për tu marrë fitimet nga veprimtaria kriminale. Shqipëria ka hartuar një strategji mbreslënëse, elementët profesionale japin një mundësi për ta luftuar krimin në mënyrë efikase. Ne kemi krijuar një Task Forcë në Gjermani që do të punojë ngushtë me atë shqiptare. Në Shqipëri krijova sigurinë se autoritetet janë në rrugën e duhur për të luftuar krimin. Zyra federale gjermane do të mbështesë Shqipërinë.”, tha zyrtari gjerman Henzler
Javanews/a.ç
Ore nje pyetje kam une. Kur do mundet opozita ta kuptoj qe punen e qeveris dhe te ministrive e vleresojn qytetaret dhe nderkombetaret?
Po skan faj ata o Fatmir, ata duan policin e lulit dhe te Mulit me qofte dhe raki jo policine qe e vleresojn te huajt.
Kush do nje bast me mua qe kjo ceshtja e babales do vazhdoj edhe nja ca dite sa te gjej ndonje ghe tjeter opozita te kapet se duket qarte se kane ngelur pa kauz