‘Babale’/ Rama: Skenari u hartua në 2 skuta të shtetit shqiptar, konspiracion për rrëzimin e qeverisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi pak më parë se skenari i Babales nuk është dicka e rastësishme, por një skenar që është shkruar në 2 skuta të shtetit shqiptar. Kreu i qeverisë nuk ka dhënë detaje më tej, por ka nënvizuar se me ‘Babale 1’ kemi përzierje të një force politike, në bashkëpunim me krimin e organizuar. Gjatë konferencës, Rama u pyet nëse do ketë akuzë penale ndaj ndonjë deputeti lidhur me “çështjen Babale”.

Në përgjigjen e tij, Rama u shpreh: “Po të bëni gazetari i jepni përgjigje shumë shpejt këtyre pyetje dhe ja kishit dhënë përgjigjen shumë më parë se sa prokuroria të arrinte në konkluzione. Unë s’dëshiroj të them më tepër, i di të gjitha se kam angazhuar një grup të posaçëm për të mësuar të vërtetën. Do pres që e vërteta të dalë deri në fund. Unë s’marr vendime as jap pretenca, por të jeni të bindur që shqiptarët do ta mësojnë nga A të ZH, kush është përfshirë në këtë konspiracion për rrëzimin e qeverisë, se i tillë është”.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU