“Babale”, deputeti i PD Spaho: Kemi dhe të tjera!

Deputeti i PD Edmond Spaho thotë se pavarësisht raportit pozitiv të Komisionit Europian, Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë kusht të vendosur nga BE. Spaho shigjeton kryeministrin Edi Rama duke thënë se është përgjegjës për situatën.

Sa i përket shfaqjeve të opozitës brenda sallës së Kuvendit, kreu i grupit parlamentar argumenton se kjo lëvizje është bërë për të tërhequr vëmendjen e shefit të qeverisë Rama që sipas tij do sillte reflektim. Ndërkohë, gjatë intervistës në News 24, Spaho paralajmëron sërish denoncime si rasti i Babales.

“Ka pothuajse 4 muaj që ne po përpiqemi të tërheqim vëmendjen e maxhorancës në mënyrë që të arrijmë të plotësojmë kushtet më të domosdoshme për hapjen e negociatave për të cilën vendimi merret javës tjetër në samitin e 28-29 qershorit. Seanca e sotme e paprecedentë. Nuk ka ndodhur në historinë e parlamentarizmit që të pritet fjala e opozitës.

Sot me propozim të kreu të grupit të PS-së u kaluan të gjitha pikat e rendit të ditës dhe u kalua në votim. Pati një tentativë madje të Ruçit për ta bërë pa votim. Por kur ndërhyra u bë me votim. Kjo është e paprecedentë. Tregon që opozita mund të shprehë opionionet e veta vetëm kur do maxhoranca.

“E vendos në pozicion të përplasjes frontale me maxhorancën. Opozita ka vetëm fjalën në Kuvend dhe nëse i heqim dhe fjalën, atëherë këtu s’ka më parlamentarizëm. Opozita kthehet në fasadë të maxhorancës dhe për rrjedhojë vendi s’ka më demokraci, kthehet në diktaturë”, u shpreh deputeti i PD.

“Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk jemi në një situatë normale, por anormale dhe të diskutosh për çështje të rendit të ditës, që presin, ndërkohë që emergjenca është integrimi europian nuk është e udhës. Në kohën dhe vendin e duhur do të shihni që do zbulohen fakte të tjera”.

“Edhe afera e vëllait të Xhafajt nuk është ashtu siç thotë qeveria. Tani po ngurrojnë të vijojnë edhe skenarin e përgatitur për çështjen e zërit sepse i’u dogj nga opozita”, u shpreh Spaho.

ma.me

1 koment

PËRGJIGJU