Babai monstër i thyen dy brinjë vajzës 17-muajshe

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Firence të Italisë ku babai shqiptar ka dhunuar në mënyrë barbare vajzën e tij vetëm 17-muajshe.

Mediat italiane raportojnë se foshnja ka pasur fraktura të rënda në brinjë dhe në vesh. Ajo ëhstë goditur disa herë me forcë nga babai monstër, një 48-vjeçar emri i të cilit nuk bëhet me dije.

Ai u arrestua nbga policia. Në momentin e dhunës babai ishte i vetëm me vajzën në shtëpi ndërkohë sipas policisë ai ishte në gjendje të dehur.

Raportohet se gjendja e vogëlushes është e rëndë. Ajo ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Dhuna u zbulua nga tezja e vajzës, pasi motra i kishte kërkuar t’i kontrollonte vajzën. Kur shkoi në banesë pa se fëmija vetëm qante me ngashërim dhe ishte e trembur. Ajo e transportoi në spital ku u zbulua dhuna barbare e babait./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU