Babai i Ozil: Po të isha në vend të tij, do të largohesha nga Gjermania

Babai i Mesut Ozil, Mustafa thotë se po të ishte në vend të djalit të tij, do të kishte braktisur Kombëtaren Gjermane të Futbollit.

Ozil është i zhgënjyer dhe i ofenduar nga trajtimi që i është bërë në Kombëtaren Gjermane, thotë babai i tij. Mesfushori i Arsenalit ka qenë në shënjestër të kritikave pas largimit të parakohshëm të Gjermanisë nga Botërori 2018. Për më tepër, ai dhe shoku tjetër i skuadrës Gundogan u kritikuan së tepërmi para nisjes së Kupës së Botës, për një fotografi që bënë me Presidentin turk, Erdogan.

“Po të isha në vend të tij, do të thoja: Faleminderit, por boll me kaq. Ai luajti me ekipin kombëtar për 9 vite dhe u bë kampion bote. Gjithmonë është thënë që nëse fitojmë, fitojmë së bashku. Por nëse humbasim, humbën për shkak të Ozil. Ai është bërë si kokë turku. E kuptoj plotësisht që është i ofenduar. Mesut ka qenë shembull për vite me radhë. Situata është absurde. Ai e do Gjermaninë dhe e ka treguar përkushtimin ndaj vendit të tij”, është shprehur babai i Ozil, i cili i ka dalë në mbrojtje djalit të tij

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU