Azemi rikthen ‘armiqtë’ në PD, Basha zotohet: Do pastroj politikën nga krimi!

Në përkujtim të 20-vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit, në përkujtimoren e organizuar nga PD, kanë marrë pjesë edhe “armiqtë” e Lulzim Basha.

Ridvan Bode, Astrit Patozi, Igli Cara etj, kanë qendruar në prapaskenë, ndërkohë që i vetmi “armik” që ka mbajtur një fjalim, ishte Arben Imami.

Vetë Lulzim Basha u zotua para Azemit se do pastrojë politikën nga krimi.

“Të shprehim vendosmërinë tonë, në ndër të gjithë shqiptarëve dhe Azemit, se nuk do i nënshtrohemi së keqes, të zotohemi para Azemit se do ta pastrojnë politikën nga krimi për ti hapur vendit rrugën e bllokuar, se në vend do të ketë edhe liri dhe demokraci.

Ëndrra jote na udhëheq në betejën për fitoren e së mirës ndaj se keqes.

Azem Hajdari kujtohet në një 20 vjetor që na mori njeriun, por na dha legjendën e tribunit të heroit të demokracisë.

E kujtojmë sot Azemin si njeri, si prind, si bashkëshort, shok, mik, qytetar, e respektojmë si lider, simbol të kurajës për liri, dinjitet. Jeta e shkurtër por e plotë e tij duhet të na nxisë, Azemi tregoi se para robërisë, dhunës, nuk duhet heshtur, por luftuar”.

Sot në mënyrë tragjike e epike na bën të reflektojmë për të keqen që i vjen shoqërisë dhe kombit kur bandat nënshtrojnë politikën e qytetarët.

Pushteti i lidhur me krimin është pengesa për ëndrrën e Azemit për Shqipërinë si gjithë Europën”, tha Basha.

Në fakt, e vetmja gjë që ka bërë Lulzim Basha, është se ka spastruar PD-në.

Me heret Besnik Mustafaj th, kjo nuk është më PD-ja që kishte ëndërruar Azem Hajdari.

“Partia Demokratike nuk është sot aty ku do të donte Azemi”, tha Mustafaj./a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU