Azem Vllasi ka një teori të re: Demonstratat kosovare të vitit 1981 ishin gabim

Në televizionin T7 është diskutuar për jetesën e shqiptarëve në Jugosllavinë e dikurshme, në periudhën e udhëheqjes së saj nga Josip Broz Tito.

Ish-funksionari i lartë i komunizmit në Kosovë, Azem Vllasi, i ka quajtur të gabuara demonstratat e vitit 1981. Ai pohoi se nuk ishte koha për demonstrata të tilla.

“Pa i mohu motivet patriotike për rrethanat e kohës, koha, konteksti politik nuk ishte fare i përshtatshëm që në atë mënyrë me demonstrata nëpër rrugë të shprehet dëshira dhe vullneti për avancimin e pozitës kushtetuese prej pozitës të cilën e kishim prej Kushtetutës së vitit 1974”, tha ai në Pressing në T7.

“Shtrohet pyetja: Po cili ishte ai shqiptar i cili do të ishte kundër që me qenë Kosova Republikë. Gabimi tjetër: U përzi ajo me parulla dhe shihej ndikimi ideologjik stalinist i Shqipërisë”, theksoi Vllasi. Por a kanë qenë të planifikuara apo spontane demonstratat e tilla? “Edhe ata që kanë qenë në krye të demonstratave sot e atë ditë s’po kallëzojnë”, shpjegoi Vllasi, përgatiti Express. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU