• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Avokatja iraniane dënohet me 38 vite burg e 148 goditje

by Java News
13/03/2019 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nasrin Sotoudeh, avokate për të drejtat e njeriut, e cila ishte burgosur më parë në Iran, është dënuar me 38 vjet burgim dhe 148 goditje.

Sotoudeh, e cila i ka përfaqësuar aktivistët opozitarë, përfshirë gratë e përndjekura për heqje të mbulesës së kokës, ishte arrestuar në qershor të vitit të kaluar dhe ishte akuzuar për spiunazh, përhapje të propagandës dhe fyerje të liderit suprem të Iranit.

Ajo ishte burgosur në vitin 2010 për përhapje të propagandës dhe rrezikim të sigurisë shtetërore. Avokatja iraniane i kishte mohuar këto akuza dhe kishte qëndruar në burg tri vjet, ndonëse fillimisht ishte dënuar me gjashtë vjet burgim. Sotoudeh ishte nderuar nga Parlamenti Evropian me Çmimin “Sakharov” për të drejtat e njeriut.

Pavarësisht se burri i avokates ka thënë se ajo është dënuar me 38 vjet burgim, Mohammad Moqiseh, gjykatës në një gjykatë revolucionare në Tehran, ka thënë se ajo është dënuar me pesë vjet burgim për rrezikim të sigurisë shtetërore dhe me dy vjet burgim për fyerje të liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Autoritetet iraniane, të cilat akuzohen shpesh për shkelje të të drejtave të njeriut, kanë njoftuar se e kanë lejuar vizitën e zëvendëskomisioneres së lartë të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Kate Gilmore. Kjo është një nga vizitat e rralla në vitet e fundit nga zyrtarët e OKB-së në Iran sepse qeveria iraniane zakonisht ua ndalon hyrjen në këtë shtet, shkruan “The Guardian”,

Next Post
Çifti i njohur i këngëtarëve i japin fund lidhjes

Çifti i njohur i këngëtarëve i japin fund lidhjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

March 11, 2026
Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

March 11, 2026
Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

March 11, 2026
Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

March 11, 2026
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Ilir Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 11, 2026
Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

March 11, 2026
Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

March 11, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 12 Mars 2026

March 11, 2026
Rama reagon për mbylljen e TikTok: U konsultuam me 65 mijë prindër dhe mësues! Jemi në dialog me kompaninë për…

Mbyllja e Tik Tok nga qeveria, Gjykata Kushtetuese: Qëllimi ishte i mirë, por u cenua liria e shprehjes

March 11, 2026
Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In