Avokatët: Fund lojës Presidencë-Kuvend. Të dekretohet amnistia

Duket se mosmarrëveshjet midis mazhorancës dhe Presidentit të republikës kanë krijuar ngërç në zbatimin e ligjit për amnistinë, të miratuar në 21 dhjetor nga Parlamenti. Ky ligj nuk është dekretuar ende nga kreu i shtetit, çka e bën të pazbatueshëm. Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe Shoqata e Avokatëve Penalistë e cila shpreh shqetësimin për mosdekretimin në kohë sipas saj të ligjit nga ana e kreut të shtetit.

Sipas kreut të kësaj shoqate, avokatit Saimir Vishaj, kjo vonesë është e qëllimshme dhe dashakeqe, duke penguar zbatimin e tij më 5 janar. Ai thotë se loja Kuvend-Presidencë po dëmton të dënuarit, por edhe vetë burgjet që janë në mbipopullim.

“Institucioni i Presidentit “harron” të dekretojë ligjin Nr 154/ 2015 për dhënie amnistie. E qëllimshme apo dashakeqësi në një kohë që të gjithë të dënuarit dhe institucionet e vuajtjes së dënimit po prisnin datën 5 janar për zbatimin e saj. Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës ta dekretojë ligjin për dhënie amnistie duke i dhënë fund lojës institucionale Kuvend – President!” –shprehet kreu i avokatëve penalistë, Saimir Vishaj.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU