Autostrada Nish–Merdar do kushtojë 800 milionë euro

Ministrja serbe e Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe e Infrastrukturës e Serbisë Zorana Milhajloviç ka deklaruar se autostrada nga Nishi deri në Merdar, të cilën do ta ndërtojnë Serbia dhe BE, do të lidhë 100 mijë qytetarë të rrethit të Toplicës me korridorin 10, serbët e Kosovës do t’i lidhë me Nishin e do t’i lidhë edhe serbët e shqiptarët, transmeton Koha.net.

“Kjo rrugë është e gjatë 77 kilometra, do të kushtojë 800 milionë euro”, citon B92 të ketë thënë Zorana Mihajloviç duke shtuar se Serbia me të do të ketë edhe një dalje në Adriatik, në Durrës. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU