Kryeministri Edi Rama e ka nisur me një autokritikë të fortë fjalimin e tij në Asamblenë e PS. Kryesocialisti deklaroi se drejtuesit e kësaj partie në rrethe e tyre ka braktisur detyrën.
Shefi i qeverisë deklaroi se PS në territor është larg së qeni partia që duhet të jetë, dhe se kryetarët në rrethe janë kthyer në ndërmjetës për punësime
“Të themi një të vërtetë me të cilën duhet të merremi duke filluar nga e hënë. Në territor partia është larg së qeni partia që duam në sfidat që do kemi më pas, shumica e drejtuesve tanë në territor e kanë braktisur detyrën dhe janë kthyer në ndërmjetës për punësime. Kjo është e patolerueshme ndaj betimit që ne kemi bërë për luftën për ta çuar tepsinë për skrap. Duhet të nisim menjëherë një proces thellimi për të qenë sa më pranë njerëzve, duke e prishur këtë paqe. Shqipëria nuk e ka luksin për të vazhduar të ketë brenda shtetit fole eksplozive për njerëz që nuk meritojnë të marrin rrogën nga taksapaguesit tanë”, tha Rama.
Rama theksoi se është koha për të riformatuar të gjithë strukturën e Partisë Socialiste.
“Një fushatë anëtarësimesh është e domosdoshme. Ne na duhen njerëzit që kanë diçka për të thënë dhe për të dhënë. Më të mirët në çdo pjesë e territorit duhet të jenë pjesë e jona. Na duhet një hapje e madhe zemre dhe thellësisht e besueshme ndaj nesh. Nuk mund të pranojmë teatër. Duhet ristrukturuar rrënjësisht sekretariati i PS. Deputetëve u bëj një thirrje të fortë: Jeni atje për të gjithë dhe askush nuk u ka ngarkuar të bëni kuadrin. Ndërkohë që gjithkush kërkon prej nesh vetëm vëmendjen. PS ose do të bëhet me çdo kusht ose do të dështojë”, u shpreh kryeministri.
Javanews/a.ç