Autobusi me studentë malazez shoqërohet në komisariatin e Lezhës, dyshohen për vjedhje

Një autobus me studentë nga Mali i Zi është ndaluar prej disa orësh nga policia në qytetin e Lezhës pasi dyshohej se ata ishin të përfshirë në një vjedhje.

Të rinjtë kishin ardhur në Shqipëri për të zhvilluar një ekskursion, ndërsa u shoqëruan në komisariat pas konfliktit që kanë pasur me stafin e restorantit në të cilin kanë drekuar.

Ngjarja ka ndodhur në Shëngjin ku sipas policisë studentët kanë pasur probleme me pagesën e faturës së ushqimit që kanë konsumuar raporton Express. Pak ditë më parë disa shqiptarë që kishin të stampuar në makinë flamurin shqiptar gjatë kthimit nga Franca janë gjobitur nga policia malazeze me arsyen se provokonin turistët./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU