Autobombë policisë në Libi, dhjetëra të vdekur

Dhjetëra të vdekur pas një sulmi me autobombë në një qendër trajnimi të policis në Zliten, qytet në perëndim të Libisë.

Nuk ka pasur marrje përgjegjësi për sulmin më vdekjeprurës që nga koha kur militantët islamikë nisën të zgjeronin praninë e tyre në kaosin që pasoi rënien e Muamar Kadafit, më 2011.

Kryebashkiaku i Zlitenit, Miftah Lahmadi, tha se bomba shpërtheu teksa rekrutët po mbliheshin në qendrën e policisë së qytetit bregdetar.

Dëshmitarët bëjnë të ditur se banorët vendas kanë mbartur viktimat në spitale me makina dhe ambulanca. Shumë kanë qenë me plagë të shkaktuara nga copat e bombës.

Burime mjekësore bënë të ditur për Reuters se 65 njerëz anë mbetur të vdekur, ndonëse një zyrtar tha se shifra është midis 50 e 60 viktima.

zliten

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU