‘Audiopërgjimi vjen nga brenda PS, nëse Xhafaj nuk dorëhiqet ha kokën e Ramës’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se audiopërgjimi për Agron Xhafajn ka ardhur nga maxhoranca, dhe sipas tij, kjo ndodh pasi lufta në qeveri është bërë shumë e madhe.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar skenarin, nëse Xhafaj nuk dorëhiqet.

Sipas Berishës, Xhafaj sa më shumë të rri në detyrë, aq më shumë rrezikon që të marrë me vete Ramën.

Pjesë nga biseda

Ka një version tjetër për audio përgjimin se  po vjen nga maxhoranca, për shkak të luftës?

Njerëzit e thonë këtë me të drejtë për shkak  të një beteje të egër mes Xhafajt e Tahirit sapo Fatmiri u zgjodh ministër. Po të dëgjosh fjalën e Tahirit të fundit, e shikon sulmin frontal që i bën Xhafajt. Xhafaj për të krijuar policinë e tij duhet të përmbyste atë të Tahirit. Por nuk ishte Xhafaj i duhuri. Këto ditë bandat nga Vlora në Shkodër, nga Durrësi në Korcë kanë bërë me dhjetëra lloj përpjekjesh që ai regjistrim të mos dalë për Agronin, se ai ishte garanci e jashtëzakonshme, Princ i Krimit.

Në relacionin e fundit kur erdhi ligji i Vettingut, ishin të gjitha të shkruara sikur ti kisha shkruar unë. Nëse do i shkruaja unë nuk do të hiqja asnjë presje.

Pse e kërkoni dorëheqjen e Xhafës?

Sepse ky ministër është një familje mafioze, Xhafaj kanë një pasuri që kanë kufi vetëm qiellin.

Po gjatë kohës suaj a janë pasuruar?

Ka pasur të dhëna për Xhafën, kanë patur edhe të huaj, gjëra konkrete nuk kanë thënë gjë. Ne po luftojmë familjet mafioze të pushtetit.

Nëse Xhafaj largohet , qeveria është në rregull?

Absolutisht që jo. Sepse nuk mund të bëj një Ministër i Brendshëm.

Një kryeministër me dy ministra të implikuar, pse nuk kërkoni rrëzimin e qeverisë?

Është një betejë e gjatë, por që do arrijmë suksesin në fund. Ku është sot Saimir Tahiri, sepse opozita luftoi në mënyrë spektakolare. Ku është Xhafaj sot një kufomë, është në detyrë por nëse qëndron në detyrë, merr dhe Ramën me vete.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU