Audio-përgjimi për Agron Xhafaj/ Prokuroria thërret tre zyrtarët e PD

Prokuroria është vënë në lëvizje pas publikimit të materialit audio në të cilin PD pretendon se dëgjohet duke bërë pazare droge vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Dy ditë pas publikimit të materialit, organi i akuzës ka thirrur deputetët Enkeleid Alibeaj dhe Ervin Salianji, si dhe këshilltarin Ligjor të PD Gazmend Bardhi.

Në letrën për eksponentët e PD, Prokuroria ka kërkuar që ata të paraqiten të enjten në orën 10:30 për të dhënë sqarime në lidhje me autencitetin e video-përgjimit.

Ndaj tyre më herët ka depozituar kallëzim penal edhe vëllai i ministrit, Agron Xhafaj sipas të cilit provat e pretenduara nga PD janë të montuara./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU