Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji dhe Këshilltari Ligjor i PD Gazmend Bardhi kanë dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me hetimin e ndërmarrë për audio-përgjimin e publikuar nga selia blu e cila pretendon se vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj dëgjohet duke bërë pazare droge.
Pas dëshmisë, Bardhi ka dhënë një deklaratë për mediat ku ai theksoi se dëshmuan mbi ato prova që tashmë janë publike.
Bardhi ka kërkuar nga organi i akuzës të orientojë hetimet në drejtimin e duhur, duke hedhur dyshime mbi veprimet e Prokurorisë.
“Thirrja ime publike ndaj Prokurorisë është që t’i fusë hetimet në drejtimin e duhur që i ngarkon ligji. Të dënohen trafikantët e drogës. Rasti është publik, bëhet fjalë për vëllain e Ministrit të Brendshëm. Ne deklaruam gjithçka që kemi bërë publike me fakte e prova këto ditë. Të njëjtat fakte sigurisht prokuroria i disponon”, deklaroi Bardhi./a.m.