Aubameyang me shumë mundësi zëvendëson Griezmannin tek Atletico

Pierre-Emerick Aubameyang raportohet se do të zëvendësojë Antoine Griezmannin tek Atletico Madridi.

Lojtari nga Gaboni ka pasur sezon të vështirë te Dortmundi pas problemeve disiplinore, edhe pse ka shënuar 21 gola në të gjitha garat.Sipas spekulimeve, Auba ka nënshkruar kontratë të re te Dortmundi, por kjo është mohuar nga 28-vjeçari.

Tani thuhet se ai do të zëvendësojë francezin Griezmann që pritet të kalojë te Barcelona.“The Sun” raporton se trajneri Diego Simeone e dëshiron Aubameyangun yllin e ardhshëm të spanjollëve.

Aubameyang ka shënuar 141 gola në 212 paraqitje për Dortmundin që nga viti 2013, përgatiti Koha. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU