(EMRAT) ATP: Pronarët në Tiranë që po u shqyrtohen dosjet për kompesim

Agjencia e re e Trajtimit të Pronës, që ka zëvendësuar tani, sipas ligjit të ri, Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit, ka nisur menjëherë, pa pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vlerësimin e faturave të dosjeve të ishpronarëve. Sot fillojmë publikimin e emrave të pronarëve në Qarkun e Tiranës, që kanë depozituar në Agjenci që më parë pretendimin e tyre, por për të cilin deri tani nuk është marrë vëndim përfundimtar.

Dosjet e tyre janë në shqyrtim e sipër. Për ata, që kanë depozituar kërkesën për kthim, që kanë marrë vendimin përkatës nga autoritetet shtetërore, por nuk po marrin as pronë dhe as para, çështja kalon direkt në llogaritjen e vlerës. Kjo, pasi, me ligjin e ri, klauzola më e rëndësishme është ajo, që vlerën e kompensimit e lidh me statusin e pronës në momentin kur është kryer shpronësimi dhe jo me kategorinë, të cilës ajo i përket aktualisht. VKM thekson që “prona e njohur për kompensim vlerësohet në bazë të zërit kadastral që ka pasur në kohën e shpronësimit”.

Kështu, një tokë që ka qenë kullotë, por tani është brenda vijës së verdhë të një qyteti, do të paguhej me 80-120 lekë për m2 dhe jo me 10-50 mijë lekë. Në rastet kur do të evidentohen mbivendosje të pronave të pretenduara për njohje dhe kompensim, palët do të kenë në dispozicion dy opsione: mund të zgjidhin rastin me mbivendosje me marrëveshje me njëri-tjetrin ose në rrugë gjyqësore. Agjencia vijon procedurat për njohjen dhe kompensimin e pronës për pjesën që nuk ka mbivendosje.

lista me emrat e ish pronarve

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU