Atletico mposht më në fund Realin, Superkupa e Europës i takon “Colchoneros”

Atletico Madridi me rezultatin 4-2 është shpallur fituesi i Superkupës së Europës. Pas mbylljes së kohës së plotë të ndeshjes me rezultatin 2-2, në kohën shtesë Atletico ka mundur që të sigurojë avantazhin, duke mposhtur Real Madritin.

Minuta e 99’ me një gol të Saul Nigues dhe më pas në minutën e 105’ me një supergol nga Vitolo, Atletico siguroi fitoren e Superkupës.

Skuadra me timonier Simeonen ka pasur ndryshime të rëndësishme vetëm në mesfushë gjatë Merkatos ku bie në sy ardhja e Rodrit dhe në mënyre te veçante e Lemar nga Monako.

Ndeshja është zhvilluar në Talin të Estonisë midis dy skuadrave të të njëjtit qytet, midis fituesit të Ligës se Kampionëve, Real Madridi me fituesit të Europa Ligës, Atletico Madridi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU